Lëvizja Vetëvendosje me anë të një video kanë kujtuar disa deklarata të kreut të partisë, Albin Kurtit dhe deputetit Glauk Konjufca në Kuvend të Kosovës në vitin 2014-të, kur po diskutohej për Gjykatën Speciale, përcjell InLajmi.
Nga LVV-ja kanë deklaruar se ata shqiptarë që kontribuojnë në normalizimin e Serbisë pa e njohur ajo Kosovën dhe pa dënuar krimet e luftës që ka bërë, njëkohësisht i kontribuojnë edhe gënjeshtrës serbe për “shqiptarët kriminelë”.
“Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe e pastër, kurse instalimi i Gjykatës Speciale ka qenë faj i madh politik, për të cilin mbajnë përgjegjësi gjithë ata që e votuan në parlament”, shkruhet në reagim.
Nga partia që udhëhiqet nga Albin Kurti në këtë video kanë publikuar edhe një deklaratë të kreut të LVV-së, Albin Kurti, që kishte folur para selisë së partisë në ditën kur u publikua njoftimi për aktakuzën e dorëzuar për konfirmim për presidentit të vendit, Hashim Thaçit dhe kreut të PDK-së, Kadri Veselit../InLajmi/
https://www.facebook.com/vetevendosje/videos/2927662084157667/