Këngëtari sa i dashur edhe aq i përfolur i estradës Mozzik, ka realizuar projektin e ri, këngë kjo e shkëputur nga albumi i tij, i cili do lansohet shumë shpejtë, shkruan InLajmi.
“Madonna” titullohet kënga e cila ka edhe një klip,atraktiv me vajza ku ndër to edhe një modele bionde.
Menjëherë pas lansimit kënga ka marrë 1 milionë klikime në youtube, dhe po vazhdon të dëgjohet e shpërndahet gjithandej nga kolegët e tij por edhe fansat.
Teksti i këngës flet për “Madonnën” e këngëtarit, e cila i shkon shumë për shtati Mozzikut.
Ndryshe këngëtari së shpejti sjellë edhe një projekt me Kidën, dhe albumin e paralajmëruar “MozzArt”./InLajmi/