Janë mbyllur para pak çastesh pjesët e para në ndeshjet e orës 16:45 në Superligë.
Derbi drenicak mes Feronikelit dhe Drenicës është i vetmi takim që nuk prodhoi gol deri më tani, ndërsa në dy takimet tjera udhëheqin mysafirët,.
Në Podujevë, Prishtina po avanson 0-1 me golin e Ahmed Januzit, që realizoi pas një asistimi të çmendur nga Korenica.
Me të njëjtin rezultat po fiton edhe Ballkani ndaj Ferizajt. Për skuadrën portokalli shënoi Arbër Prekazi.
Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në fraksionin e dytë, përcjell GazetaBlic.
HT Feronikeli – Drenica 0-0
HT Ferizaj – Ballkani 0-1
HT Llapi – Prishtina 0-1