Avokati Tomë Gashi, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi duhet të jap dorëheqje, përcjell InLajmi.
Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook tha se askush nuk do të duhet të ndihet mirë që është ngritur aktakuzë kundër presidentit të Kosovës, e të cili fati i ka sjellë mundësinë për të shpallur Pavarësinë e Kosovës.
Gashi tha se Thaqi duhet të jep dorëheqje, të shpërbëhet Kuvendi, të shpallen zgjedhjet e përgjitheshme, e ta kthejmë Kosovën ne normalitet aq te pritur, 21 vite pas çlirimit e 12 vite pas pavarësisë.
Postimi i plotë i tij:
Presidenti Hashim Thaqi duhet të jap dorëheqje!
Ai bëri shumë trysni tek Deputetet e Kuvendit të Republikes në Gusht të vitit 2015-të që të bëhen ndryshime Kushtetetuese për të hapur rrugën për të votuar Gjykaten Speciale që ai thoshte se është në të mirë të Kosovës, për ta pastruar atë një herë e përgjithmonë imazhin e luftës së pastër të UÇK-së, dhe kjo u bë! Sado që dihej që është katastrofale për shtetin e ri të Kosoves, 82 deputet të atëhershëm votuan për shkak të dëshirës – kërkesës së Thaqit.
Mirëpo pas kësaj ai u pendua, e më 22.12.2017 së bashku me disa të tjerë tentoj ta zhbëj Gjykaten Speciale. Këtë rradhë e dëgjuan vetëm 43 deputet të atëherëshëm, disa prej tyre nuk e dinin se as çfarë kanë nënshkruar në kërkesën e tyre për thirrjen e seancës së jashtëzakonëshme të thirrur në mbrëmje.
Edhe kjo ishte e dëmshme sepse tashmë kishin votuar themelimin e Gjykatës dy vite më herët, mirëpo ata thonin që ishte në të mirë të Kosovës. Ambasadori Amerikan në atë kohë tha se kjo është thikë pas shpine, ndërsa ai Britanik tha se kjo mund të jetë nata më e rrezikshme për Kosovën e pas luftës.
Mirëpo Thaqi nuk u ndal, edhe pse bëri trysni për formimin e Gjykatës Speciale ai sërish, kohë pas kohe jepte deklarata kundër Gjykatës Speciale, por tashmë ishte vonë. Për të tani më nuk kishte garancione se nuk do të akuzohej. Thaqi në cilësinë e Presidentit i dërgoi edhe letër Sekretarit të Amerikës Majk Pompeut.
Ai i’u përgjigj se nuk mund të ndalet puna e Gjykatës Speciale.
Prokuroria Speciale në Hagë dje e bëri publike aktakuzën kundër tijë për krime lufte dhe krime kundër njërezimit, prokurori tha se Thaqi është i implikuar në vrasje edhe të Shqipëtarëve. Prokurori tha se ai bënte perpjekje të përsëritura për pengimin e punës së Gjykatës Speciale për ti bishtnuar drejtësisë sipas prokurorit.
Unë besoj që askush nuk do të duhet të ndihet mirë që është ngirut aktakuzë kundër presidentit të Kosovës, e të cili fati i ka sjellur mundësinë për të shpallur Pavarësine e Kosovës. Tani për ta ruajtur sa do pak kredibilitetin e Kosoves ai duhet të jep dorëheqje sepse askush nuk do të donte ta kishte një kryetarë të shtetit të vet te akuzuar për krime lufte. Sigurisht që duhte të shpresojmë që Gjykata mos ta konfirmoj këtë aktakuzë, sespe nuk do të demtohej vetëm Thaqi, por e gjithë Kosova.
Thaqi të jep dorëheqje, të shpërbëhet kuvendi, të shpallen zgjehjet e përgjitheshme, e ta kthejmë Kosovën ne normalitet aq te pritur, 21 vite pas çlirimit e 12 vite pas pavarsisë./InLajmi/