Ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës e cila ka qenë ushtare e UÇK-së, Aida Dërguti, ka komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me aktakuzat që po i bëhët UÇK-së nga dhomat e specializuara, përcjell InLajmi.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe lideri i PDK-së, Kadri Veseli, janë të akuzuar tashmë për afër 100 “krime lufte”, siç thuhet në aktakuzë.
Dërguti me një poezi të shkurtër ka komentuar gjitha këto zhvillime që po ndodhin në vendin tonë.
Postimi i plotë i saj:
Ti UÇK, më jep nder,
më jep emrin shqiptar,
zemrën ti ma gatove,
plot me dëshirë e me zjarr./InLajmi/