Ka ardhur reagimi i parë nga Qeveria e Kosovës pas aktakuzave të para nga Gjykata Speciale.
Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri për RTV Dukagjinin ka thënë se besojnë në pafajësinë e Presidentit Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.
“. Zhvillimet tjera nuk mund t’i komentojmë në emër të qeverisë”, tha ai,
Tahiri ka thënë se vendimet e gjykatave nuk mund të komentohen dhe do të priten zhvillimet tjera, përcjell Telegrafi.
“Ne si qeveri nuk komentojmë vendimet e gjykatave pasi ajo është pjesë e një drejtësie ndërkombëtare e vërtetuar edhe me ligjet tona mirëpo ajo që dua të them është se lufta për liri ka qenë e pastër dhe e drejtë dhe është zhvilluar kundër regjimit të Millosheviqit”, shtoi me tej Besnik Tahiri.