Kuvendi i Kosovës ka ndërpret punimet në orët e vona të mesnatës, pasi nuk kishte kuorum për votimin e rezolutës për dialog të propozuar nga PDK-ja, raporton InLajmi.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në raportimin e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës lidhur me dialogun Kosovë-Serbi dhe takimin në Uashington tha edhe njëherë se është ai që do të udhëheqë dialogun.
Grupet Parlamentare të Vetëvendosjes dhe LDK-së i tërhoqën fjalimet e tyre, ndërsa për votimin e rezolutës nuk pati kuorum.
Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se kërkojnë që rezoluta të votohet në seancën e radhës.
“Në kemi prezantuar një rezolutë për raportimin e kryeministrit, kërkoj që rezolutën ta vendosim për votim në seancën e radhës. Unë e kam shpërnda të të gjitha Grupet Parlamentare që kanë qenë prezentë. Jemi të gatshëm me e diskutu, me e plotësu dhe në seancën e radhës me vendos për votim”, ka thënë Krasniqi.
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka propozuar që seanca të mbahet të enjten në ora 10:00./InLajmi/