Deputetja nga AAK dhe njëherisht e ftuara nga Gjykata Speciale, Time Kadrijaj ka diskutuar lidhur me aktakuzën siq e quajti ajo të padrejtë ndaj Kadri Veselit e Hashim Thaçit.
Në një bisedë për Periskopin ka thënë se kjo aktakuzë është një e padrejtë që po u bëhet të gjithë ushtarëve të UÇK-së.
Kadrijaj thotë se Gjykata Speciale po vepron njëanshëm teksa thekson se një gjykatë e tillë do të duhej të ngritej në Serbi.
‘’Për mua është një vendim tepër i padrejtë skandaloz, dhe padrejtësitë që po iu bëhen ushtarëve të UÇK-së sepse Kosova ka bërë një luftë të drejtë një luftë çlirimtare dhe faktori ndërkomvëtar dhe kjo gjykatë është politike sepse po i gjykon njëanshëm krimet e që supozohet që i kanë kryer shqiptarët, e një gjykatë e tillë është dashtë të ngritet në Serbi sepse ende nuk është dënuar askush. Mbi 20 mijë gra të dhunuara gjatë luftës askush nuk është dënuar, as për për qindra masakra që kanë ndodh në Kosovë, ende janë mbi 1600 të pagjetur.’’
Tutje, deputetja thotë se me këtë aktakuzë të ngritur krimineli po barazohet me çlirimtarin.
‘’Tash në këto momente po barazohet krimineli me çlirimtarin dhe edhe një herë po e përsërisë, është padrejtësi e papranueshme sepse UÇK ka bërë luftë të drejtë çlirimtare.
Është dëshmuar edhe më herët në aktakuzat e ngritura më herët në rastin e zotëri Haradinaj dhe zotëri Limaj. Tri herë radhazi zotëri Haradinaj është gjykuar dy herë e kanë kthyer në rigjykim më pas në Kolma të Francës dhe të trija herë është konfirmuar oafajësia e ushtarëve dhe komandatëve të UÇK-së. Kjo gjykatë do të dështoj sepse secili ushtar që do të gjykohet do ta dëshmoj pafajësinë dhe do ta dëshmojnë luftën e denjë që e kanë bërë’’, përfundon Kadrijaj