Deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj ka reaguar lidhur me aktakuzën ndaj Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit duke thënë se zyra e Prokurorit të Specializuar ngriti pretendimet për aktakuzë, dhe priti deri sot, tri ditë para takimit në Washington, përcjell InLajmi.
Ai tha se shpallja e këtyre pretendimeve për aktakuzë sot është një goditje e rëndë për lirinë, pavarësinë dhe të ardhmen e Kosovës, dje ndaj paqes në Ballkan.
Hoxhaj tha se është i bindur se presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari i PDK-së Kadri Veseli janë të pafajshëm dhe pretendime të tilla, janë të pavërteta.
Besoj fuqishëm në pastertinë e luftës së tyre dhe luftës së çlirimtarëve të tjerë të UÇK-së.
Askush nuk mund ta kthehej prapa orën e Kosovë së lirë dhe të pavarur! Askush nuk mund ta shkruaj historinë tonë./InLajmi/