Gazeta InLajmi e ka kontaktuar Visar Demollin nga Shoqata e Hotelierëve – Pro In, i cili ka thënë se dasmat do të lejohen nga 1 korriku, ai shprehet shumë i bindur për këtë gjë dhe thotë se vetëm Zoti mund t’i ndal ato. Demolli thotë se ka informata se me datë 26 qershor të premten Ministri i Tregëtisë dhe Industrisë Vesel Krasniqi do t’a nënshkruaj vendimin për lejimin e dasmave, shkruan InLajmi.
“S’ka asnjë dyshim, dasmat me 1 korrik jemi të sigut 100% se fillojnë, me datë 26 ministri i Tregëtisë dhe Industrisë e qet lajmin, e jep nënshkrimin për lejimin e dasmave” shprehet Visar Demolli.
Kryetari i Shoqata së Hotelierëve – Pro In për Gazetën InLajmi thotë se do të ketë edhe rregulla të veçanta në organizimin e dasmave, ku nuk do të lejohen më shumë se 310 persona nga data 1 korrik deri më 1 gusht, ndërsa sipas tij pas 1 gushtit do të lejohen deri në 500 persona të marrin pjesë në dasëm.
“Në hyrje të restoranteve ka me pas tunele denzifektuese, në para hyrje kanë me qenë tavolinat me denzifektues, kamarierat kanë me qenë me dorëza të pambukut, tavolina me tavolin ka me qenë 2.5 metra largësi dhe prej datës 1 korrik deri më 1 gusht dasmat nuk do të kenë mbi 310 mysafirë ndërsa prej 1 gushtit e andej deri në 500 mysafirë, për këto rregulla jemi bazuar në sistemin e Austrisë dhe Francës” tha për fund Visar Demolli.
InLajmi ka kontaktuar edhe me kabinetin e ministrit te Tregtisë dhe Industrisë, ku Albert Maxhuni shef i kabinetit të ministrit Vesel Krasniqi ka thënë se Shoqatat nuk marrin vendime ndërsa vendimet e qeverisë mbesin në fuqi derisa të merret një vendim tjetër.
“Derisa nuk ka një vendim tjetër, për momentin vendimi që është mbetet në fuqi”, tha Maxhuni.
Ai shtoi se për të gjitha detajet tjera do të ju lajmoërojmë me kohë./InLajmi/