Sipas Agjencisë së Statistikave në vitin që shkoi, lindën 21 mijë e 899 fëmijë duke shënuar kështu një rënie në raport me vitin 2018, përcjell InLajmi.
Mosha mesatare e nënave që sollën në jetë fëmijët ishin mesatarisht 29 vjeç me shkollim kryesisht të mesëm e me emra e parapëlqyer për fëmijët e tyre Alea e Amar.
Pesha e fëmijëve të lindur u sill në mes 3 dhe 4 kilogramë por pati edhe fëmijë që lindën edhe me më pak se një kilogramë peshë.
“Janë grumbulluar gjithsej 26 263 fleta statistikore për lindje DEM-1. Këto të dhëna tregojnë se 21 899 janë lindje, që kanë ndodhur në Kosovë, prej tyre lindje të gjalla janë 21 798. Kurse, 101 janë lindje të vdekura dhe janë regjistruar 4 364 lindje që kanë ndodhur jashtë Kosovës.”, thuhet në komunikatë.
Për dallim nga të dhënat për vitin 2019, në 2018-ën numri i fëmijëve të lindur në Kosovë ishte më i lartë apo mbi 970 më shumë fëmijë të lindur.
“Në bazë të informatave të grumbulluara në këtë publikim, për vitin 2018 në Kosovë janë regjistruar 29080 lindje, prej tyre lindje qe kanë ndodhur në Kosovë janë 22870 ku të lindur të gjallë janë 22761, ndërsa 109 të lindur të vdekur, kurse për lindjet jashtë Kosovës janë regjistruar 6210, prej tyre janë 6209 lindje te gjalla dhe 1 lindje e vdekur.”, thuhet në raportin e vitit 2018
Tutje, ASK tregon se nënat në moshë 20 deri 29 vjeç lindën më shumë fëmijë pasuar nga ato që kishin moshën në mes 30 dhe 34 vjeç/InLajmi/