Kryetari i Sindikatës së Mjekëve në Kosove, Blerim Syla, ka alarmuar për gjendjen e rëndë me pandeminë në Kosovë, përcjell InLajmi.
Syla përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se për shkak të kësaj gjendje, Kosova është para kolapsit.
Syla ka kërkuar nga qytetarët që të jenë më të kujdesshëm, pasi që sipas tij, kemi ardhur në pikën që duhet vetëm ti lutemi zotit.
Ai po ashtu ka kritikuar edhe skenën politike në vend.
Postimi i plotë i tij:
Po jemi para kolapsit
Ju te nderuar qytetar zgjedhni vet?Politike,Shendetesi apo
Tani me erdhem ne fazen Zoti na ndihmoft?
Ai na ka ndihmu!
Ka dergu mjek e infermier…
Por si duket ka gabu ka dergu Politikuaj….
Populli im nuk po Ju bej keto apele bajate por amani RUANI.
Une dhe Familja ime me dr.Merlinda Hoxha do bejme per Ju.. Por aq mundemi….
Tani sonte spo flasim me vetem po numerojme te semuret.
Zoti i bekoft Punetoret Shendetesore.
Zoti e ruajt kete Popull.
E Ju Politikuaj.Po Ju pyes a keni Familje moreee…./InLajmi/