Para udhëtimit për në SHBA, presidenti Thaçi dhe kryeministri Hoti janë takuar dhe i kanë harmonizuar qëndrimet për përfaqësimin e Kosovës në takimin në Shtëpinë e Bardhë.
Në lidhje me këtë zyra e presidentit Hashim Thaçi ka dhënë detaje.
“ Presidenti Thaçi dhe kryeministri Hoti kanë vizion të qartë dhe pajtueshmëri të plotë për një përfaqësim shtetëror sa më dinjitoz në rifillimin e dialogut, i cili pritet të jetë i vështirë. Republika e Kosovës është e bekuar më mbështetjen e partnerëve të saj strategjikë dhe krerët shtetërorë janë shprehur optimistë se ky proces do ta përmbyllë kapitullin e hidhur të luftës dhe do ta forcojë paqen në gjithë rajonin tonë”, thuhet në njoftimin e presidencës.
Ndryshe delegacioni i Kosovës i përbërë nga Presidenti Thaçi dhe kryeministri Hoti, do të takohet në SHBA me palën serbe për dialog./InLajmi/