Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se sipas të dhënave të Institutit Meteorologjik, sot në regjionin e Prishtinës do të ketë vërshime, përcjell InLajmi.
Ahmeti ka shkruar në Facebook se të reshurat janë të mirëseardhura, por mund të shkaktojnë dëme materiale.
Postimi i tij i plotë:
Sipas të dhënave të Institutit Meteorologjik dhe duke u bazuar në situaten në shtetet fqinje ju informojmë se sot në regjionin e Prishtinës do të ketë vërshime. Për shkak të situates në liqene, të rreshurat janë të mirëseardhura por në kohë të shkurtë mund të na shkaktojnë dëme materiale.
Për çfarëdo urgjence lajmëroni në 080012233!/InLajmi/