Dje në të gjitha mediat zvicerane është raportuar për vrasjen e një gruaje të re, 24 vjeçe, nga vjehrri i saj 56-vjeçar në Pratteln të Kantonit Baselland. Mësohet se autori i krimit dhe viktima ishin shtetas kosovarë.
Vjehrri dhe djali i tij 27 jetonin me të shoqen e këtij të fundit dhe me nipin 4 vjeçar deri një vit më parë.
Pastaj familja e re ishte zhvendosur në shtëpinë e tyre, afër shtëpisë së babait dhe kanë ruajtur lidhjet e ngushta familjare. “Gjyshja shpesh kujdesej për djalin”, thotë një fqinj.
Por, mbetet e paqartë përse kosovari 56-vjeçar e ka vrarë nënën e nipit të tij.
Një përfaqësues i familjes ka thënë për blick.ch se “ai mund të ketë vepruar në vetëmbrojtje. Ndoshta nusja e ka sulmuar, pasi edhe ai ishte plagosur, në dorë.
Policia e Kantonit Bazel-Landschaft ka deklaruar se viktima është vrarë me thikë.
Sfondi i mosmarrëveshjes mund të ketë qenë divorci i planifikuar në mes të çiftit të ri, përcjell albinfo.ch.
Djali i 56 vjeçarit kishte marrë fshehurazi një avokat për të bërë divorcin, thonë anëtarë të familjes.