Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, ka vizituar KEK -un, ku është takuar me menaxhmentin e këtij institucioni, raporton InLajmi.
Ajo është interesuar për liqenin artificial, i cili përmban mbetje të rrezikshme të cilat e dëmtojnë ambientin.
Ajo kërkoi që në këtë pjesë të vendosen pengesa e jo vetëm të shkruhet në një pllakat se “ndalohet hyrja”.
Luigj Imeri, ushtrues detyre i kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, e ka informuar nga afër kryetaren Osmani me punë që zhvillohet në këtë hapësirë.
Sipas tij, ky institucion e ka gatishmërinë që të merre me këto probleme./InLajmi/