Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka vizituar sot Komunën e Obiliqit, ku nga atje ka folur për shkarkimin nga pozita e nënkryetares së LDK-së, raporton InLajmi.
E pyetur nga gazetarët se cila do të jenë hapat e mëtutjeshëm, ajo ka qenë e shkurtë në sqarim duke thënë se e rikonfirmon atë që e ka thënë përmes një statusi në rrjetin social Facebook.
“Unë jam përgjigjur më shkrim, në mënyrë që mos ta humbasim kohë unë nuk kam asgjë për të shtuar nga ajo që kamë për shtuar nga ajo që e kam thënë” tha Osmani.
Pra ajo vetëm e rikonfirmojë çdo fjalë që e ka thënë me shkrim./InLajmi/