Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla ka folur për gastronominë, si sektori më i goditur nga masat e ndërmarra për menaxhimin e pandemisë, përcjell InLajmi.
Duke e llogaritur se nuk do ta kemi diasporën sivjet për shkak të mbylljes së kufijve, ai ka dhënë një propozim interesant për shtetin.
Postimi i tij i plotë:
Gastronomia po shkon drejt kolapsit, pasi që është sektori më i goditur gjatë masave të marra për menaxhimin e pandemisë.
Të vetmen shpresë tonën, si burim ekzistence, diasporën, si duket nuk do e kemi këtë vit për shkak të mbylljes së kufinjve.
Shteti duhet të shqyrtojë mundësinë që të gjej një zgjidhje, e një prej masave do ishte lëshimi i triskave, deri në 100 euro për familje, me mundësinë që ato të përdoren vetëm në gastronomi, me qëllim të ringjalljes së këtij sektori që punëson dhjetëra mijëra qytetarë, shumica e të cilëve në mosha të reja dhe me paga minimale./InLajmi/