Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyci i kundërpërgjigjet deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Arban Abrashit, përcjell InLajmi.
Bytyci thotë se Abrashin e vret ndërgjegjja dhe PDK-së nuk i pritet seanca e radhës për të thënë sa bashkëpunues me Serbinë janë ish kolegët e tyre të koalicionit, sikurse Lëvizja Vetëvendosje, sa ishte në pushtet.
Ai thotë se Artani nuk flet se si partia e tij në krye me Albin Kurtin e mbylli kufirin me Shqipërinë e ja zgjati dorën e bashkëpunimit Serbisë, duke ja hapur kufirin, e duke e dorëzuar një pjesë të kontrollit në veriun e Kosovës.
Ai me vetëdije e anashkalon argumentin që këto ngjarje janë vazhdimësi e ngjarjeve që filluan me Qeverinë Kurti.
Postimi i plotë i tij:
Deputeti i Lëvizjes VV, Artan Abrashi po pyet se ku është PDK-ja në kohën kur Qeveria Hoti, si vazhdimësi e Qeverisë së mashtrimit Kurti, po lejon në kohë pandemie të mbahen zgjedhjet e Serbisë në territorin e Kosovës.
Unë e kuptoj Artanin, e vret ndërgjegjja, disi nuk ju pritet seanca e radhës për të thënë sa bashkëpunues me Serbinë janë ish kolegët e tyre të koalicionit, sikurse Lëvizja Vetëvendosje, sa ishte në pushtet.
Por, Artani nuk flet se si partia e tij në krye me Albin Kurtin e mbylli kufirin me Shqipërinë e ja zgjati dorën e bashkëpunimit Serbisë, duke ja hapur kufirin, e duke e dorëzuar një pjesë të kontrollit në veriun e Kosovës.
Ai me vetëdije e anashkalon argumentin që këto ngjarje janë vazhdimësi e ngjarjeve që filluan me Qeverinë Kurti.
Deputeti Abrashi, nuk duhej të pyes se ku është Partia Demokratike e Kosovës, sepse dihet, është në ballë të opozitës.
Pyetja që do shtruar është: Ku është Lëvizja Vetëvendosje, e çka bënë sa ishin në pushtet?
Kuptohet që përpos bashkëpunimit të shkëlqyer që kishin me Vuçiqin dhe Serbinë, shumë pak mund të thuhet për ta. Sigurisht, për të qenë korrekt, nuk duhet harruar punësimet në borde.
Për pjesën tjetër patetike e kinse patriotike të reagimit të deputetit Abrashi, nuk ka çka të thuhet. U pa puna juaj dhe tani, ju lutem, qëndroni në heshtje nga turpi i nënshtrimit ndaj Serbisë./InLajmi/