Nga 96 rastet e reja me koronavirus në Kosovë, 15 prej tyre janë nga Komuna e Mitrovicës.
E kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri, sot gjatë ditës e diel, është parë me motor uji në Liqenin akumules të Mitrovicës.
Bahtiri sot ka vizituar klubin e zhytjes, teksa ka shfrytëzuar edhe motorin e tyre për të bërë fotografi.
Ndërkaq, deri më tani në Komunën e Mitrovicës kanë rezultuar 95 persona pozitiv me koronavirus.