Zgjedhjet e rregullta parlamentare dhe lokale po mbahen sot në Serbi. Vendvotimet u hapën në orën 7 të mëngjesit dhe u mbyllën në 20.00.
Të drejtë vote kishin mbi 6,5 milionë qytetarë, për të zgjedhur midis gjithsej 21 partive, koalicioneve ose listave, të cilat duhet të kalojnë pragun prej tre për qind për të hyrë në parlament.
Zgjedhjet u mbajtën edhe në Kosovë, nën mbikëqyrjen e OSBE-së.Kuvendi i Serbisë ka 250 deputetë. Sipas sondazheve të fundit, një betejë shumë më e madhe do të zhvillohet për futjen në Kuvend të partive të tjera. E sigurt është Partia Socialiste e Serbisë (SPS), e ministrit të Jashtëm Ivica Daçiq, e cila është në koalicioni qeverisë me partinë e Vuçiqit.
Ndërsa nga radhët e opozitës së deritanishme shumë parti do të kenë problem ta kalojnë pragun prej 3%. Në sondazhe thuhet se këtë prag mund të kalojnë Lidhja Patriotike Serbe (SPAS), e ish-sportistit Aleksandar Shapiq, si dhe Lëvizja Liberale e Qyetarëve të Lirë (PSG), e cila drejtohet nga aktori Sergej Trifunoviq.
Në zgjedhje kandidojnë 21 lista të ndryshme. Ndër ato që eventualisht mund të futen në parlament janë edhe radikalët e të dënuarit për krime lufte në Tribunalin e Hagës, Vojisllav Sheshel si dhe partitë e minoriteteve hungareze dhe shqiptare.
Vuçiqi është në pushtet prej tetë vjetësh- në postin e kryeministrit dhe presidentit. Gjatë kësaj kohe ai ka marrë nën kontroll shumicën dërmuese të mediave, ku politikanët kritikë nuk kanë ndonjë qasje.
Gazetarët hulumtues kanë zbuluar ndërkohë një varg aferash, ku shihet ndërlidhja mes krimit të organizuar, blerjes së votave dhe punësimeve partiake, transmeton lajmi.net.
Të gjitha këto janë përmbledhur edhe në raportin e organizatës Freedom House, e cila Serbinë për herë të parë nuk e radhit ndër vendet demokratike, që nga koha e vrasjes së kryeministrit Zoran Gjingjiq më 2003.