Në Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve, Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se të qenit refugjatë është ndjenjë e rëndë, përcjell InLajmi.
Veseli përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se Dita Ndërkombëtare e Refugjatëve, na i kujton ditët më të rënda për popullin tonë në fund të shekullit të shkuar, kur kolona të pambarim, me dhimbjen në shpirt, janë larguar dhunshëm nga shtëpitë e veta.
Postimi i plotë i tij:
Dita Ndërkombëtare e Refugjatëve, na kujton ditët më të rënda për popullin tonë në fund të shekullit të shkuar, kur kolona të pambarim, me dhimbjen në shpirt, janë larguar dhunshëm nga shtëpitë e veta. Të qenët refugjat është e rëndë, posaçërisht për pjesëtarët e kombit tonë që përjetuan përndjekjen dhe gjenocidin serb.
Ishte fat tragjik për shumë kombe e popuj, andaj kujtojmë dhimbjen, pabarazinë edhe në nivel global, të gjithë ata që u bënë pjesë e fatit tragjik të refugjatit./InLajmi/