Kryeministri Avdullah Hoti pas disa angazhimeve ditore ka vendosur që sot të qëndrojë në Pejë me disa nga anëtarët e kabinetit të tij, përcjell InLajmi.
Ai pak minuta më parë ka publikuar disa fotografi nga Rugova, derisa ka thënë se bukuritë e kësaj ane janë të mahnitshme.
Hoti ka thënë se ky rajon ka potencial të jashtëzakonshëm, prandaj edhe do të mbështetet në kuadër të programit për rimëkëmbje ekonomike, nga Qeveria e Kosovës.
Postimi i plotë:
Osman Shala është prej të parëve Rugovas që ka nisë turizmin malor. Ai me familjen, presin mbi 400 vizitorë në vit nga mbarë bota!
Kryeministri i vendit Avdullah Hoti Osman Shala është prej të parëve Rugovas që ka nisë turizmin malor. Ai me familjen, presin mbi 400 vizitorë në vit nga mbarë bota! ?
Bukuritë e kësaj ane janë të mahnitëshme! Sot ishim edhe në fshatrat Shkrel e Stankaj, vise të jashtëzakonshme për turizëm malor, e që janë zhvilluar edhe ekonomikisht falë investimeve në infrastrukturë që ka bërë Komuna e Pejës, me në krye kryetarin Gazmend Muhaxhiri!
Ky rajon ka potencial të jashtëzakonshëm, prandaj edhe do të mbështetet në kuadër të programit për rimëkëmbje ekonomike, nga Qeveria e Kosovës!/InLajmi/