Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se sot, më 20 qershor 2020, në këtë klinikë ka vdekur pacienti A.G. (1940), me vendbanim në Prishtinë.
Gjithashtu është bërë e ditur se i njëjti vuante edhe nga sëmundje tjera.
“Pacienti që ka ndërruar jetë, krahas diagnostikimit me Covid-19, vuante edhe nga disa sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, bëhet fjalë për një 80-vjeçar nga Prishtina./InLajmi/