Serie A do të rinis sot sezonin e ri.
Pas një pauze të gjatë e cila erdhi si obligim pas përhapjes së pandemisë Covid-19, Serie A sot do të rikthehet në fushat e blerta.
Në fushë do të zbresin katër skuadra, përfshirë edhe Hellas Veronën e Amir Rrahmanit.
Verona do të luajë ndeshjen e saj me fillim nga ora 21:45, kundër skuadrës së Cagliari.
Ndeshje tjetër në kuadër të Serie A është ajo mes Torinos dhe Parmas, e cila luhet nga ora 19:30, shkruan lajmi.net.
Sigurisht, e gjithë vëmendja e futbolldashësve në Kosovë do të jetë te Verona, ku pritet të aktivizohet Rrahmani.