Autoritetet kosovare kanë lejuar që brenda territorit të Kosovës të lejohet procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare të Serbisë, raporton InLajmi.
Sipas kësaj marrëveshje, palët janë dakorduar që të ndiqen praktikat e krijuara më parë dhe modalitetet e zbatuara në vitin 2017.
Këtë gjatë ditës së sotme e ka konfirmuar edhe kryeministri, Avdullah Hoti.
Hoti ka thënë se Qeveria e tij ka lejuar mbajtjen e zgjedhjeve me të njëjtat aranzhime që kanë ekzistuar më parë.
“Ka një aranzhim në mes të institucioneve të Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë për organizimin dhe menaxhimin e mbledhjes së votave në Kosovë. Unë kam leju mbajtjen me të njëjtat aranzhime që kanë ekzistuar më herët edhe tash”, u shpreh Hoti./InLajmi/