Zëdhënësi për media në Komunën e Lipjanit, Diamant Bytyqi, ka dhënë detaje për rastin e ri me Covid-19 që është shfaqur sot atje.
Ai për klankosova.tv tha se pacientja me Covid-19 ka shkuar për kontroll në Klinikën e Ortopedisë për shkak të problemeve shëndetësore që kishte.
Bytyqi theksoi se nga Klinika e Ortopedisë pacientja ishte drejtuar që të testohej për Covid-19.
Ajo ishte e shoqëruar gjatë kësaj kohë nga bashkëshorti i saj.