Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka pranuar një telegram urimi nga Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, përcjell InLajmi.
Hoti ka shkruar në Twitter se Sekretari Pompeo e ka uruar për formimin paqësor të qeverisë së re dhe se është i përkushtuar për të punuar bashkë.
Postimi i tij i plotë:
Departamenti amerikan i shtetit dhe Sekretari i shtetit, Mike Pompeo më ka uruar sot për procesin demokratik dhe paqësor të formimi të qeverisë. Ne jemi të përkushtuar për të punuar së bashku dhe jemi shumë falënderues për mbështetjen e parezervë në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, e përqëndruar në njohje reciproke. /InLajmi/