Kryeministri Avdullah Hoti ka emruar si Zv.Ministre në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Teuta Sahatqijën, përcjell InLajmi.
Lajmin e ka bërë të ditur vet zv.ministrja, duke thënë se pret një bashkëpunim të ngushtë me Ministren Meliza Haradinaj Stublla në avancimin e agjendës së politikës së jashtme.
“Do të jetë nderë për mua të shërbej Kosovës në këtë resor aq të rëndësishëm në këtë kohë sfiduese. Përvoja ime e mbledhur për shumë vite në kapacitete të ndryshme e sidomos vitet e shërbimit në New York do të ngrisin vlerën e kontributit tim në këtë pozitë” shkroi Sahaqija në facebook.
Sahatqija ishte për 4 vite, Shefe e Misionit të RKS në New York, ku ka pasur bashkëpunim të shkëlqyer me Ambasadorët e shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara, me diplomat e Konsuj të Përgjithshëm të akredituar në UN e New York./InLajmi/