Që prej kohëve të lashta,ngjarjet e pashpjegueshme klimatike kanë qenë vazhdimisht pjesë e përrallave biblike dhe folklorit,dhe shpesh janë shpjeguar me anë të ndërhyrjes hyjnore në çështjet tokësore.
Shkencëtarët janë përpjekur të zbulojnë shkaqet e vërteta të këtyre çudive dhe sot ka mundësi më të mëdha që ato të shpjegohen me sisteme të rralla,por krejtësisht të natyrshme,të motit, shkruan InLajmi
Shi peshqish e bretkosash
Ndër shekuj janë treguar histori për gjëra të çuditshme,që binin nga qielli gjatë stuhive.Këto ngjarje të pazakonta shkaktohen nga tornadot apo gjegjësit e tyre në ujë të ashtuquajturat hinka uji.
Forca e erës i ngre kafshët, sidomos peshqit apo bretkosat,lart në ajër, i bart në një farë largësie dhe pastaj i lëshon gjatë stuhisë së shiut.
Një hinkë uji që formohet dhe prek tokën përgjatë lumit,Mekong në Kamboxhie.
Arti i reve
Studimi i reve quhet nefologji dhe, për shumë njerëz,nefologjia është më shumë art sesa shkencë.
Këto masa ajrore mbajnë pikëza uji apo kristale akulli dhe, në varësi të kushteve të motit,mund të marrin trajta të çuditshme.
Disa formacione të çuditshme reshë janë në formën e kërpudhës,kandilit të detit dhe gomës së makinës!
Këto re të fryra,të njohura si mamatus (latinisht,gj), varen nën trupin kryesor të reve të tjera dhe shpesh paraprijnë stuhi të fuqishme.
Aureola e diellit
Quhet gjithashtu edhe unaza diellore.Ku fenomen i çuditshëm atmosferik shkaktohet nga kristalet e akullit në brendësi të reve të larta e të holla.
Kristalet e pasqyrojnë dritën, duke e bërë atë të shkëlqejë në formën e një unaze dhe duke krijuar një ylber që duket sikur rrethon diellin.
Një copë akulli me diametër rreth 18cm ra nga qielli gjatë një stuhie në nebraskës në SHBA në vitin 2003.
Hëna e kaltër
Hëna mund të duket blu kur zjarret e pytjeve apo hiri vullkanik hedhin pjesëza të vogla në atmosferë, ku ato përzin me pikëzauji. Kjo përzierje mbartet nga erërat dhe përthyen dritën e hënës duke shkaktuar formimin e një mjegulle blu.
Përmbytje të paparashikuara
Përmbytja është një nga fatkeqësitë më të zakonshme natyrore në tokë, megjithatë përmbytjet e papritura i zënë të gjithë në befasi.Përmbytjet e papritura, që shpesh shkaktohen nga ndonjë çarje në digat që mbajnë ujërat,apo brigjet e lumit, zakonisht pas shirave të rrëmbyer apo shkrirjeve të akullit,mbulojnë zona të mëdha.
Disomos në zonat e ulëta,pasojat mund të jenë katastrofike. (Marrë nga Libëri Zbulimi i botës së skajshme) InLajmi