3 zyrtarë të Komunës së Kamenicës do të testohen nesër për të parë nëse janë të infektuar me koronavirus
Testimi i tyre vjen pasi ditë më parë kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati rezultoi pozitiv me koronavirus.
Lajmin për Reporteri.net e ka bërë të ditur zëdhënësja e Komunës së Kamenicës, Margarita Rashiti. Ajo ka thënë se janë identifikuar 27 kontakte të kryetarit Kastrati.
Tashmë janë identifikuar të gjitha kontaktet e kryetarit Kastrati dhe nesër pritet t’u merren mostrat nga IKShP për testim.
27 personat e identifikuar janë duke qëndruar në vetizolim menjëherë pasi kemi marrë rezultatin për kryetarin.