I pari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me drejtorin e Infrastrukturës, Arbër Bytyqi dolën sot në fillimin e punimeve të një projekti me peshë ambientale, tejet të nevojshëm e të veçantë, përcjell InLajmi.
Është projekti për rregullimin e shtratit të lumit Sazli prej hekurudhës në Ferizaj deri tek lumi Sitnicë, që sot nisi punimet, financim ky i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit, që përfshinë rregullimin e shtratit të lumit në gjatësi prej 1.7 kilometra – segmenti i parë.
Me këtë rast, drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi bëri të ditura detajet lidhur me këtë projekt.
“Përveç infrastrukturës nëntokësore, kanalizimit dhe ujësjellësit, Komuna e Ferizajt është e orientuar edhe në projekte ambientaliste siç është projekti që po inspektojmë ku po fillojmë rregullimin e shtratit të lumit Sazli.
Përveç rivitalizimit të lumit Sazli, ditëve në vijim, po ashtu me Ministrinë e Ambientit do të fillojmë edhe pjesën e parë të segmentit të lumit Nerodime.
Ky projekt për të cilën është ndarë një buxhet prej 400,000 eurove, shtrihet në segmentin e parë të lumit Sazli me gjatësi 1.7 kilometra./InLajmi/