Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dekoroi me urdhërin “Hero i Kosovës” ish-eprorin e UÇK-së, Shaban Dragaj, përcjell InLajmi.
Dragaj ishte pjesë e betejave të lavdishme të UÇK-së në Dukagjin, Drenicë dhe në shumë zona tjera operative.
“Ai nuk kursej asgjë për lirinë e Kosovës, duke punuar më pas pandalshëm deri sa ndërroi jetë edhe për forcimin e shtetit tone”, ka shkruar Thaçi në facebook.
Postimi i tij i plotë:
Urdhrin “Hero i Kosovës” sot e ndava për ish-eprorin e UÇK-së, Shaban Dragaj. Ai nuk kursej asgjë për lirinë e Kosovës, duke punuar më pas pandalshëm deri sa ndërroi jetë edhe për forcimin e shtetit tonë. Shaban Dragaj ishte pjesë e betejave të lavdishme të UÇK-së në Dukagjin, Drenicë dhe në shumë zona tjera operative. HTH /InLajmi/