Nënkryetari i AKR-së, Fatmir Matoshi është takuar me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, raporton InLajmi.
Ai tha se me të dërguarin e BE-së, diskutuan për qëndrimet politike në raport me dialogun Kosovë-Serbi.
“Vizita e parë e emisarit të BE-së për dialogun Kosovë Serbi. Kryesisht ishte i interesuar të dijë qëndrimet politike në raport me dialogun Kosove Serbi. Nuk do të flitet për territore, por kryesisht për aspektin e zhvillimit ekonomik”.
Ai foli edhe për takimin e ftuar për të enjten nga kryeministri Avdullah Hoti.
“Ka ardhur një ftesë dhe ende nuk e dimë se kush do të marrë pjesë në takim me kryeministrin Hoti, sepse ish-Presidenti Pacolli nuk ndodhet në Kosovë”.
Lajçak më herët takoi edhe kreun e Nismës, Fatmir Limajn./InLajmi/