A e dinit se mungesa e magnezit mund të shfaqë probleme serioze në shëndetin tuaj? Si mund ta kuptoni se trupi juaj ka nevojë për magnez?
Ja disa nga simptomat: Mungesa e magnezit mund t’ju shkaktojë të përziera dhe të vjella, humbje të oreksit, lodhje dhe humbje të fuqisë duke shkaktuar dobësi.
Përgjatë këtij artikulli, ne do të shqyrtojmë se përse njerëzit kanë nevojë për magnez, çfarë nënkupton mungesa e tij dhe cilat janë simptomat kryesore të mungesës së magnezit në trupin tuaj.
Krahas diagnozës gjithashtu ne do t’iu sjellim edhe dietën ushqimore të rekomanduar (RDA) si edhe disa këshilla se ku mund të përthithim më tepër magnez.
Fillimisht duhet të kuptojmë përse kemi nevojë për magnez. Magnezi është një mineral thelbësor dhe elektrolit që luan një rol në shumë procese trupore, duke përfshirë:
– Prodhimin i energjisë
– Strukturën e kockave dhe dhëmbëve
– Funksionimin e muskujve
– Funksionin nervor
– Përtëritjen e ADN-së
Si i tillë, është thelbësore që njerëzit të marrin mjaftueshëm magnez në dietën e tyre çdo ditë për të qëndruar të shëndetshëm.