Në shenjë kujtimi për vdekjen tragjike të të riut Albert Krasniqi nga Malisheva të rinjtë e Nismës Socialdemokrate dhe dega e Nismës në Malishevë kanë ndezur qirinj në parkun e qytetit në këtë komunë.
Zv/kryeministrja Albulena Balaj Halimaj tha se nuk ka fjalë që mund ta përshkruaj dhimbjen për humbjen e Albertit. Ajo tha se Alberti ishte djalë shembullor dhe i dashur për të gjithë.
“Sonte jemi për të ndezur qirinj dhe për të shprehur dhimbjen që kemi për vdekjen e Albertit”, ka thënë ndër të tjera ajo.
Ndërsa kryetari i komunës së Malishevës Ragip Begaj tha se familja ka humbur një djalë të jashtëzakonshëm, ndërsa Nisma një aktivist të pashoq, përcjell Front Online.
Ai tha se Alberti tani më së shumti i duhej familjes, komunës dhe vendit, por që iku padrejtësisht nga kjo botë.