Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj bashkë me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin kanë bërë homazhe te varri i babit të tij, përcjell InLajmi.
Haradinaj me nderime kujtoi rrugëtimin jetësor të babait të tij dhe vlerat në të cilat ai besoi dhe I mbrojti me nder.
“Baba na mësoi, se vdekja për t’i dhënë jetë lirisë është vlera më sublime njerëzore”, tha Haradinaj
Postimi i tij i plotë:
Në përvjetorin e dytë të ndarjes nga jeta të babës sonë, Hilmi Haradinajt, me nderim kujtuam rrugëtimin e tij jetësor dhe vlerat, në të cilat ai besoi dhe i mbrojti çdoherë me nder. Baba na mësoi, se vdekja për t’i dhënë jetë lirisë është vlera më sublime njerëzore. Ashtu siç qëndroi i papërkulur për të drejtën e shqiptarëve, na la porosinë t’i mbetemi përjetë besnik lirisë. Mirënjohës Kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi që na u bashkua sot në Gllogjan, si dhe të gjithë atyre që përgjatë gjithë jetës së tij e nderuan nga të gjitha trojet e atdheut. I përjetshëm kujtimi për ty, plak.
RH /InLajmi/