Mjekja shqiptare që jeton dhe punon në Hanover të Gjermanisë, Aurora Meta-Dollenberg thotë se vala e dytë e koronavirusit që pritet në vjeshtë do të jetë më e butë se sa vala që ka kaluar në prill.
“Një valë e dytë është më e dobët dhe deri në vjeshtë, deri në fund të tetorit mendoj se duhet të ketë dalë vaksina parandaluese, që do t’u aplikohet pacientëve që janë mbi 60 vjeç dhe që kanë sëmundje të tjera”, tha ajo në një intervistë për Euronews Albania.
Specialistja e mjekësisë familjare, urgjencës dhe psikoterapisë duke komentuar situatën në Shqipëri dhe Gjermani, tha se numri i lartë i të prekurve vjen për shkak të metropoleve ku ka një numër shumë të lartë të popullsisë, ndërsa në zonat e tjera nuk paraqiten probleme.