Pas presidentit Hashim Thaçi edhe kryeministri i vendit tha se bashkërendimi i aktiviteteve me partnerët tanë ndërkombëtarë, veçanërisht me Qeverinë Amerikane, ka dhënë rezultatet e para duke bërë që Serbia ta ndalojë fushatën e saj kundër njohjeve, përcjell InLajmi.
“Vazhdimi i dialogut është një hap kyç për normalizimin e marrëdhënieve dhe njohjen e ndërsjellë” shkroi Hoti në facebook.
E sot i dërguari i posaçëm i SHBA-së për dialogun, Richard Grenell përmes Twitterit ka konfirmuar se më 27 qershor do të ketë diskutime për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë./InLajmi/