Dhjetëra prindër, shumë së bashku me fëmijët e vegjël, protestuan para bashkisë së qytetit të Berlinit duke i bërë thirrje qeverisë lokale të bëjë më shumë për të ndihmuar familjet. Pankartat në duar ishin të shumta dhe ndër to shkruhej: “Hapni shkollat ose nënat do ta humbasin qetësinë e tyre”.
“Ne nuk mund të vazhdojmë kështu. Ne kemi nevojë për lehtësim”, tha Sabine Ponath, një studiuese parlamentare dhe nënë e dy fëmijëve. Shkollat gjermane filluan rihapjen e ngadaltë në fund të prillit, por shumë nxënës janë përsëri vetëm për disa orë në javë në shkollë pasi klasat ndahen për të respektuar rregullat e distancës sociale. Sigurimi i kujdesit ditor për fëmijët më të vegjël është edhe më i kufizuar
Një studim i publikuar nga grupi i sigurimeve shëndetësore DAK javën e kaluar tregoi se 81% e prindërve dhe 62% e fëmijëve mbështesin rihapjen graduale të shkollave, me rreth gjysmën e prindërve që tregojnë se ndihen të lodhur nga ditët e shumta të shkollimit në shtëpi.
Katrin Lehmann, kryetare e inovacionit dhe mirëmbajtjes së klientëve në kompaninë gjermane të biznesit SAP, tha për Reuters se ishte e vështirë që në fillim ndërsa familja u përpoq të adaptohej me rutinën e re, duke treguar se ajo dhe burri i saj duhej të krijonin tavolina sekrete pune në bodrum për t’u çlodhur paksa.
Menaxhimi i një ekipi global prej 3.500personash? Nuk ka problem, thotë Lehmann, e bëjmë atë, duke u kujdesur njëkohësisht për katër fëmijë, përfshirë shkollimin në shtëpi të 10-vjeçares. Por pothuajse e shkatërruan atë, veçanërisht gjatë vakteve të ushqimit. “Po çmendesha. Të gjithë hanë gjëra të ndryshme dhe të gjithë ankohen, çfarëdo që të bëj unë”.
Gjermania përjetoi nivele shumë më të ulëta të vdekjes sesa vendet e tjera të mëdha evropiane nga koronavirusi, dhe ka qenë më e shpejtë se shumë vende për nisjen e masave lehtësuese. Por shkollat kanë qenë të ngadalta për t’u rihapur, dhe prindërit që punojnë po humbasin qetësinë e tyre. Instituti për Kërkime të Punësimit vlerësoi se deri në fund të prillit rreth 56 milionë ditë punë u humbën në Gjermani për shkak të mbylljes së çerdheve dhe shkollave.
Gratë, madje edhe ato me profesione shumë të mira, po humbasin durimin për shkak të angazhimit përtej normales me shkollimin në shtëpi. Kjo dëmton përpjekjet për të promovuar diversitetin dhe ngushtuar hendekun gjinor të pagave të Gjermanisë, tashmë një nga më të mëdhatë në Evropë, në një vend ku shumë gra punojnë me kohë të pjesshme.
Kënaqësia në punë e nënave ka rënë me 5% më shumë se ajo e baballarëve gjatë krizës dhe ka më shumë të ngjarë që ata të kenë ndërprerë orët ose të ndalur së punuari, sipas një studimi nga Qendra e Shkencave Sociale në Berlin. Në SAP, CEO Jennifer Morgan, nënë e dy fëmijëve, u tërhoq në prill pas vetëm gjashtë muajsh si kryetarja e parë femër e një kompanie gjermane, duke lënë në krye Christian Klein. SAP nuk dha arsye për largimin e saj, por Kryetari Hasso Plattner sugjeroi se një udhëheqës ishte i nevojshëm në këtë kohë krize, , transmeton A2.
SAP ka monitoruar ndikimin gjinor të krizës. Thuhet se më shumë gra sesa burra morën promovime gjatë muajit mars dhe prill dhe puna nga shtëpia nuk e ka dëmtuar efektivitetin e stafit. Lehmann ka punuar nga shtëpia në Heidelberg në Gjermaninë Jugore për më shumë se dy muaj me burrin e saj, fëmijët Benno dhe14-vjeçarin Lina, dhe dy fëmijë të tjerë të adoptuar adoleshentë që jetojnë atje gjysmën e kohës. Benno ka dy orët e para të shkollës në fundin e këtij muaji. “Është e papërballueshme edhe blerja e ushqimeve, gatimi, pastrimi dhe kontrollimi i punës. Vendosa të porosisja më shumë ushqime të pjekura dhe të paguaja një student për të ndihmuar djalin tim në shkollë”, tregon ajo.