Ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës Arbërie Nagavci ka kujtuar ditën e Çlirimit të Gjakovës, ku u shpreh se ky qytet ka dhënë shumë për lirinë e vendit, përcjell InLajmi.
Ajo tha se vendi vazhdon të ketë nevojë për më shumë zhvillim dhe drejtësi, duke vlerësuar gjithmonë kontributin e martirëve të rënë për liri.
Ky është postimi i plotë:
Urime Dita e Çlirimit, Gjakovë!
Si sot, kujtimi i njëzet e një vite më parë.
Emocione të jashtëzakonshme! Ndjenja të përziera, gëzim për çlirimin, shpresë për të ardhmen, ankth i vazhdueshëm si ditëve e sidomos mbrëmjeve të luftës, kohë kur s’kishte natë pa krisma armësh që merrnin jetë civilësh të pafajshëm, pa tym zjarresh të shtëpive që digjeshin, pa persona që zhdukeshin e dhimbje që s’pushonin asnjëherë.
E sot akoma e gjithnjë me emocione të përziera. Gjakova, qyteti që i dha lirisë më së shumti, vazhdon përpjekjet për një jetë më të mirë.
Sot Gjakova frymon e lirë, por akoma shumë e ndjeshme emocionalisht për dëshmorët, martirët, të pagjeturit dhe të gjithë ata që dhanë më të shtrenjtën nga vetja që ne të jemi të lirë! Akoma shumë vend e nevojë për zhvillim e drejtësi.
Sot e gjithnjë, nderim dhe krenari për vajzat e djemtë, gratë e burrat që sakrifikuan për këtë ditë e njëkohësisht punë e angazhim për një komunë që frymon jo vetëm liri, por shpresë, besim, prosperitet e zhvillim./InLajmi/