Dhimbjet e kokës janë shumë dimensionale dhe tepër të komplikuara.
Secila prej dhimbjeve ka një burim të ndryshëm dhe simptoma unike.
Rrjedhimisht trajtimi i tyre është i ndryshëm.
Deri më tani, sipas të dhënave të AgroWeb.org, ekspertët kanë identifikuar 150 lloje të ndryshme të dhimbjeve të kokës, por më të përhapurat janë:
Dhimbjet E kokës si pasojë E tensionit
Këto janë dhimbjet më të përhapura të kokës që prekin të rinjtë dhe të rriturit.
Dhimbja është e moderuar dhe ikën e vjen pa simptoma të veçanta.
Migrena
Dhimbjet e kokës janë të forta dhe thumbuese.
Migrena shoqërohet me ndjeshmëri të lartë ndaj dritës, zhurmës dhe aromave, të përziera, të vjella, mungesë oreksi dhe dhimbje barku.
Nëse një fëmijë vuan nga migrena ai ose ajo mund të përballet me marramendje, shikim të turbullt, temperaturë dhe dhimbje barku.
Dhimbjet E Përsëritura
Këto dhimbje manifestohen rreth zonës së syve ose pas kokës dhe janë konstante.
Dhimbja është aq e fortë sa njeriu nuk gjen dot qetësi.
Të dhënat e AgroWeb.org tregojnë se ato mund të zgjasin nga 4 orë deri në 3 ditë dhe përsëriten një deri në katër herë në muaj.
Në shumë raste, njerëzit që vuajnë nga kjo dhimbje nuk qëndrojnë dot