Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës janë duke u trajtuar 32 persona të prekur me koronavirus, përcjell InLajmi
Për gjendjen e tyre ka dhënë detaje Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, përmes një postimi në faqen zyrtare.
Sipas këtij njoftimi, dy pacientë janë në gjendje kritike, derisa 12 të tjerë janë duke u trajtuar në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
“Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 2 raste në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar dhe përkujdesje intensive”, thuhet në njoftim.
Vetëm mbrëmë në vendin tonë kanë rezultuar pozitiv 58 persona dhe asnjë nuk është shëruar. /InLajmi/