Ish-kryeministri i vendit dhe njëherëshi kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar komunën e Suharekës për 21 vjetorin e Ditës së Çlirimit, përcjell InLajmi.
Ai tha se dashuria e madhe për liri e dëshmorëve dhe luftëtarëve të UÇK-së, ngadhënjeu kundrejt atyre që donin të zhduknin popullin shqiptar.
Haradinaj deklaroi se gjithmonë do të jemi në kërkim të drejtësisë për viktimat e pafajshme.
Ky është postimi i tij i plotë:
U bënë njëzetenjë vite prej kur ata që mbajtën nën robëri këtë popull me dekada u larguan nga Suhareka.
Dashuria e madhe për liri e dëshmorëve dhe luftëtarëve të UÇK-së, ngadhnjeu kundrejt atyre që donin të zhduknin popullin shqiptar.
Gjithmonë falënderues ndaj ndihmës së aleatëve ndërkombëtarë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjithmonë në kujtim të të rënëve. Gjithmonë në kërkim të drejtësisë për viktimat e pafajshme.
Urime Dita e Çlirimit, Suharekë! /InLajmi/