Drejtuesit e Premier Ligës janë duke diskutuar për të rikthyer tifozët në tribuna dhe si duket kjo do të bëhet e mundur falë një tuneli revolucionar të sterilizimit që mposhtë koronavirusin.
Pajisja e quajtur “ShieldMe” duket si një skaner aeroporti, me presion në dysheme, që nxitë lëshimin e dezinfektuesit natyral që e mposhtë COVID-19 për disa sekonda.
Udhëheqësi i kompanisë prodhuese, David Roberts, që ka qenë në bisedime me organizatorë të disa ngjarjeve të mëdha, ka thënë se personat që ecin në tunel në fund e dini që 100 për qind do të jenë të pastër. Spreji është natyral dhe e vret koronavirusin. Do të thotë se secili që futet në stadium e di që nuk ka koronavirus te ai, apo te personat tjerë prezent, ka shkruar Daily Mail.
Nëse të gjithë mbajnë maska, do të thotë se nëse ndonjëri që eventualisht mund ta ketë virusin, nuk do ta shpërndajë atë, transmeton EO.
Në tunel lëshohet acid hipoklorik , dezinfektuesi më i vjetër natyral, që prodhohet natyrshëm nga njerëzit dhe që vret virusin në të gjitha sipërfaqet.