Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, është marrë me deklarimin e deputetit të AAK-së, Pal Lekaj, për qeverisjen e Albin Kurtit, ku Lekaj ka bërë një ngatërresë mes fjalës “feminist” dhe “femijërore”, deklaratë për të cilën ai ka kërkua falje, përcjell InLjami
“Po thojnë që ja ka huq se ka dasht me thon diçka tjetër, e ka thon feministe. Nope – problemi është që ai s’ka dasht me thonë diçka tjetër”, është shprehur Ahmeti në facebook.
Ky është postimi i tij:
Po thojnë që ja ka huq se ka dasht me thon diçka tjetër, e ka thon feministe. Nope – problemi është që ai s’ka dasht me thonë diçka tjetër. Ka dasht me thon që se ka pas guximin me qeveris, pra për të, ka qeveris “si femër = feministe”.
Pra, bullshit i rëndë në disa dimensione./InLajmi/