Është mbajtur tubimi i paralajmëruar i Lëvizjes Vetëvendosje në shesh, për nder të 15 vjetorit të themelimit të kësaj partie, shkruan InLajmi.
Në manifestim janë parë aktivistë, e ish-ministra të Qeverisë, i pranishëm ishte edhe avokati i njohur Tomë Gashi, por ajo që ra në sy, ishte mos deklarimi e ish-kryediplomatit Glauk Konjufcës para qytetarëve.
Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu gjatë fjalimit të saj ndër të tjera foli pak edhe për Konjufcën duke thënë se e përshendes aktivistin e jashtëzakonshëm të VV-së, i cili tashmë nuk ka ndonjë post politik tjetër.
E ky i fundit vetëm i dëgjoi fjalimet tjera, por nuk tha asnjë fjalë për vetën e as Lëvizjen.
Ndryshe nga Glauk Konufca, ishte Arben Vitia ai i cili e lavdëroi Kurtin duke thënë se është kryeministri më i mirë që e ka pasur Kosova./InLajmi/