Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar ndaj Kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani lidhur me deklarimet e saj gjatë fjalimit të mbajtur me rastin e 21 vjetorit të Çlirimit të Kosovës, përcjell InLjami.
Musliu tha se UÇK nuk ka nevojë për lartësime nga askush, pasi sipas saj ajo është aq lartë sa nuk mund të mbërrij egoja as arroganca e askujt.
Ky është postimi i plotë i saj pa ndërhyrje:
UÇK s’ka nevoje per lartesim nga askush, është aq lart sa nuk mund te mberrije egoja as arroganca e askujt!
Te lumte ata qe paten guximin, vullnetin dhe gatishmerine te vdesin per Atdhe e qe shume nga ta me ballin larte ne gjirin e popullit te vet i priten forcat aleate te NATOS me 12 Qershor te vitit 1999!
Faleminderit UÇK!
Faleminderit NATO!
Lavdi deshmoreve te Kombit! /InLajmi/