Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti me rastin e 15 vjetorit të Vetëvendosjes e ka uruar Lëvizjen teksa ka adresuar disa kritika, përcjell InLajmi.
Ahmeti tha se meqenëse kanë qenë në Qeveri në kohë të pandemisë dhe e dijnë si ka funksionu menaxhimi i pandemisë, ata të gjithë sot kanë rrezikuar shëndetin publik.
“Kur dikush ka dal pozitiv, IKSHP ka bërë gjurmimin epidemiologjik, duke intervistuar të infektuarit për krejt kontaktet që i kanë pas në ditët e fundit. Ato kontakte pastaj janë testuar dhe situata ka qenë nën kontroll” shkroi ai në facebook.
Ahmeti u shpreh se nëse kemi pas 2-3 të infektuar në tubimin sot, atëherë është pamundësuar gjurmimi epidemiologjik, të gjithë të pranishmit duhet të testohen dhe gjitha familjet dhe kontaktet e tyre.
I pari i Prishtinës e quajti papërgjegjësi të madhe tubimin e sotëm në shesh./InLajmi/