Dreka më e mirë përfundimisht është ajo e cila përmban mishin pule.
Mishi i pulës me tri lloje djathërash është zgjedhje e shkëlqyeshme nëse sot vonoheni për kafjall, pasi që mund të gatuhet për vetëm 20 minuta.
Përbërësit:
– 400 g mish pule;
– 250 g ajkë për zierje;
– 50 g djathë gorgonzola;
– 50 g djathë mozzarella;
– 50 g djathë trapista;
– 1 qepë;
– vaj sipas nevojës;
– piper;
– kripë;
– erëza bimësh të thata.
Përgatitja:
Mishin e pulës priteni në kube. Në vaj të nxehur shtoni qepën e grirë imët, fërgojeni pak, shtoni mishin dhe përzieni, shtoni edhe erëzat.
Nga fundi shtoni ajkën për zierje dhe djathin mozzarella të grirë në rende, djathin gorgonzola dhe djathin trapista.
Të gjitha bashkoni. Në pjatë shërbeni mishin, ndërsa si shtojcë mund të jetë cilado sallatë qoftë apo patate të fërguara.